Botë

Policia gjermane nis hetime ndaj punonjësve ilegalë në industrinë e përpunimit të mishit

Policia gjermane nis hetime ndaj punonjësve ilegalë në industrinë e përpunimit të mishit
Foto: Ilustrim

Policia gjermane ka bastisur më shumë se 40 shtëpi dhe biznese në pesë lande gjermane mëngjesin e së mërkurës, në kuadër të hetimeve ndaj punonjësve që po sillen ilegalisht në Gjermani, për të punuar në industrinë e përpunimit të mishit, ka bërë të ditur policia.

Policia synon që të marrë në pyetje më shumë se 80 punonjës të huaj, kryesisht prej shteteve lindore që nuk janë anëtare të BE-së, si Ukraina dhe Bjellorusia, ka bërë të ditur një zëdhënëse e policisë federale.