Botë

Ulen tensionet në Mesdhe, Turqia dhe Greqia janë gati të fillojnë bisedimet për konfliktin

Ulen tensionet në Mesdhe, Turqia dhe Greqia janë gati të fillojnë bisedimet për konfliktin

Me një fjali të vetme në komunikimin e saj zyrtar ministria e Jashtme greke ka njoftuar pasditen e së martës se do të fillojë bisedimet me Ankaranë. “Greqia dhe Turqia ranë dakord për fillimin e ciklit të 61 të bisedimeve eksploruese midis dy palëve në Stamboll së shpejti”- thuhet në deklaratë.

Bëhet fjalë për bisedime që zhvillojnë të dy vendet në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë, ku secila palë deklaron pozicionimet e saj dhe kërkon të mësojë synimet e palës tjetër. Ndërsa edhe ministria e Turke e Mbrojtjes njoftoi se takimi i pestë teknik midis delegacioneve greke dhe turke në selinë e NATO-s ka përfunduar dhe takimet e reja do të zhvillohen javën e ardhshme.