Botë

Maqedoni e Veriut, familjarët rrëmbejnë të vdekurin nga spitali, dyshohej me COVID-19

Maqedoni e Veriut, familjarët rrëmbejnë të vdekurin nga spitali, dyshohej me COVID-19
Foto: Ilustrim

Në një spital të Maqedonisë së Veriut, dhjetëra anëtarë të një familjeje kanë hyrë me dhunë në Klinikën Infektive dhe kanë marrë me gjithë krevat trupin e pajetë të të afërmit të tyre 49 vjeçar, që kishte ndërruar jetë pak minuta pasi ishte pranuar në spital.

Drejtori i spitalit të Strumicës, Naçe Gonov ka thënë për Alsat se gjithçka i ngjante filmit horror.