Disa portale kanë publikuar xhirimet e njërit nga liderët opozitarë në Mal të Zi, Zdravko Krivokapiqit (në foto në mes), atëherë 21 vjeç, ku ai shihet i ulur nën foton e Radovan Karaxhiqit.
Portali malazias, Antena M, publikoi xhirimin nga viti 1999, i bërë në shtëpinë e Mileta Paviqeviqit, taksistit të dilurshëm dhe vojvodës çetnik. “Në takimin e çetnikëve në një shtëpi merrte pjesë edhe Zdravko Krivokapiq, kandidati aktual për kryeministër të Malit të Zi”, thekson Antena M, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje theksohet se ai ishte i ulur “nën fotografinë e të ikurit të atëhershëm, kurse sot kriminelit të luftës Radovan Karaxhiqit”.
Sipas Antena M, që e transmeton Klix, xhirimi u bë me rastin e pritjes Nikolla Kavajës, ish-oficerit të APJ-së, dezertorit të dënuar, pastaj emigrantit, anëtarit të organizatës çetnike SOPO, kurse më 1978 rrëmbyesit të aeroplanit amerikan të udhëtarëve.
u dënua në SHBA për shkak të terrorizmit dhe të veprave të tjera penale me 65 vjet burgim, ndërsa u la i lirë më 1997.
Në videoxhirim, i cili qarkulloi rreth një dekadë në rrjete të ndryshme interneti, identifikohet se në përcjellje të Kavajës ishte edhe Vlladimir Bozhoviqi, tash ambasador i Republikës së Serbisë në Mal të Zi, transmeton Koha.net.