Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Madrilenët kundërshtojnë masat e reja të izolimit

Qindra spanjollë kanë protestuar në Madrid kundër menaxhimit të pandemisë së koronavirusit nga autoritetet që kanë vendosur masa të reja nëpër disa lagje që kanë numër të lartë të të infektuarve.

Duke mbajtur maska dhe duke respektuar distancën, protestuesit me duartrokitje kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryetares rajonale të Madridit. Protestuesit kanë kundërshtuar planin e qytetit që izolimi të bëhet vetëm në lagjet e varfra, në të cilat numri i të infektuarve është më i lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Masat e izolimit kanë goditur më shumë se 860 mijë banorë të Madridit. Ata nuk kanë të drejtë të dalin nga lagjja, përjashtuar ata që punojnë dhe studiojnë. Parqet janë mbyllur, ndërsa dyqanet dhe restorantet duhet të punojnë me 50 për qind të kapacitetit të tyre.

Spanja në javët e fundit po dështon të menaxhojë valën e dytë të pandemisë, që ka lënë të vdekur 30 mijë njerëz në shtetin Iberik. Madridi ka numrin më të lartë të infektimeve.