Botë

Dy të vdekur dhe 14 të lënduar nga të shtënat me armë në New York

Dy njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave me armë në një festë në Rochester, New York, ka thënë policia.

Një burrë dhe një grua kanë vdekur të shtunën, ka thënë shefi i përkohshëm i policisë, Mark Simmons, raporton The Guardian.

14 të plagosur janë dërguar në dy spitale të ndryshme, transmeton KOHA. Simmons thotë se asnjë nga ta nuk është në rrezik për jetë.

“Kjo është tragjedi e përmasave të mëdha”, ai thënë Simmons, i cili ishte në vendngjarje.

Policia është përgjigjur pas të shtënave me armë zjarri dhe gjetën rreth 100 njerëz të cilët po vraponin nga vendi i ngjarjës, ka shtuar ai. Para se të merrnin thirrjen për të shtënat, ai ka thënë se policia nuk ishte në dijeni për festën që po mbahej.

“Kjo është tragjedi tjetër, ku individualët po mbajnë festa ilegale në shtëpitë e tyre, e cila në radhë të parë nuk janë të sigurta për shkak të COVID-19. Pastaj shto aty, alkoolin dhe dhunën dhe bëhet recetë për katastrofë”, tha Simmons.

Ende nuk ka ndonjë të dyshuar në mbajtje, teksa Simmons thotë se është herët të thuhet nëse kanë qenë më shumë se një person që ka shtënë.