U konsiderua fluturim i pazakonshëm riatdhesimi ai që solli qytetarët nga Kina në ishullin e tyre të lindjes në Ishullin e Paqësorit, që tashmë ende nuk kishte raportuar asnjë rast me koronavirus.
Por, prej 104 personave në aeroplanin e “Solomon Airlines” të kthyer nga qyteti jugor i Kinës, Guangzhou, më tre shtator, vetëm 21 sish ishin nga Ishujt Solomon. Të tjerët ishin shtetas kinezë, bëhet e ditur në një raport të Radio Zelanda e Re, që citonte edhe listën e pasagjerëve, shkruan CNN.
Në ditët para aterrimit të aeroplanit në kryeqytetin e vendit, Honaira, një vend me shkallë të lartë lagështie të ajrit, politikanët vendas dhe trupat joqeveritare i kërkuan kryeministrit të Ishujve Solomonë, që fluturimin ta kthente nga kishte ardhur, transmeton KOHA.
Megjithëse Kina kishte raportuar një numër të ulët rastesh të reja me koronavirus në ditë muajve të fundit, për shumë banorë vendas, rreziku ishte shumë i lartë. Kufijtë e Ishujve Solomonë janë mbyllur pothuajse krejtësisht për muaj me radhë. Ky fluturim, shqetësoheshin ata, do të mund të sillte rastin e parë me COVID-19 në vend me pothuajse shtatëdhjetë mijë banorë, dhe me një sistem të dobët të shëndetësisë.
Por, Qeveria nuk ua vuri veshin.
Për Daniel Suidanin, kryeministër i krahinës më të populluar të vendit, Malaita, liderët e vendit po vinin marrëdhëniet e tyre të reja me Kinën para qytetarëve të tyre. Ishujt Solomonë kanë hequr dorë vjet prej aleancës me ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit për t’u lidhur me Pekinin komunist. Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të Kinës, dhe refuzon të ketë marrëdhënie diplomatike me çdo vend që nuk e njeh “Politikën e një Kine të vetme”.