Botë

Refugjatët tentojnë që me not të shkojnë në Itali

Refugjatët tentojnë që me not të shkojnë në Itali

Më shumë se 40 refugjatë kanë kërcyer nga anija e shpëtimit në tentim për të arritur në qytetin italian të Palermos.

E premtja ishte dita e dytë me radhë që grupe të refugjatëve kanë kërcyer nga anija spanjolle. Rojat bregdetare dhe Policia italiane i kanë nxjerrë nga uji të gjithë refugjatët. Anija spanjolle ka organizuar tri operacione shpëtimi nëpër Detin Mesdhe, duke shpëtuar 270 refugjatë, raporton KOHA.