Botë

Publikuesi i Letrave të Pentagonit del në mbrojtje të Assange-it gjatë seancës për ekstradim

Publikuesi i Letrave të Pentagonit del në mbrojtje të Assange-it gjatë seancës për ekstradim

Njeriu që ka publikuar ato që njihen si Letrat e Pentagonit më 1971, ka dëshmuar më 16 shtator në mbrojtje të themeluesit të faqes Wikileaks, Julian Assange në seancën e ekstradimit që po zhvillohet në Londër, duke thënë se veprimet e Assangeit, janë të ngjashme me të tijat, dhe kanë pasur synim interesin publik.

Daniel Ellsberg, 89-vjeçar, që ka publikuar Letrat e Pentagonit lidhur me luftën në Vietnam, i ka thënë gjykatës se publikimet që ka bërë Assange më 2010 dhe 2011, u kanë treguar amerikanëve se si mund të keqinformohen ata për veprimet e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan.