Botë

Ku është më e rrezikuar jeta në botë?

Ku është më e rrezikuar jeta në botë?

Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët janë edhe më të rrezikuarit nga katastrofat. Se si përballohet një katastrofë varet shumë nga kapacitetet e një shteti dhe shoqërie.

Pandemia e Coronës e ka rritur edhe më shumë gjendjen e rrezikshmërisë për migrantët. Ajo e ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve të prekur nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën, që edhe pa pandeminë është e vështirë, thuhet në raportin e OKB-së për rreziqet për vitin 2020. Sidomos më të prekurit nga mbyllja e kufijve janë punëtorët sezonalë, shkruajnë autorët e studimit, që publikohet nga Aleanca "Zhvillimi ndihmon" e Universitetit Ruhr në Bochum.