Botë

Farëra misterioze, Amazoni ndalon shitjen e paketimeve të huaja në SHBA

Amazon thotë se ka ndaluar shitjen e farave në SHBA, pasi mijëra amerikanë kanë marrë pako farërash ta paketuara me postë, shumica prej tyre me prejardhje nga Kina.

Kompania e shitjeve online i ka thënë BBC-së se do të lejojnë shitjen e farave vetëm nga shitës të cilët janë në SHBA, transmeton KOHA.

Organet zyrtare të shtetit iu kanë thënë kopshtarëve se nuk duhet të mbjellin fara pa e ditur origjinën e tyre.

Paketat besohet të jenë pjesë e një skeme globale "pastrimi" për të marrë komente pozitive për faqet e shitjes në internet.

Udhëzimet e reja të Amazonit, të cilat kanë hyrë në fuqi që nga 3 shtatori, gjithashtu ndalojnë shitjen e farërave brenda Amerikës nga banorë jo-amerikanë. Aty shtohet se shitësit mund të ndalohen nëse nuk ndjekin udhëzimet e reja.

Të paktën 14 specie bimësh janë identifikuar midis paketave misterioze.