Botë

Frika nga terrorizmi, masa të ashpra në Gjermani

Pas sulmit të fundit terrorist në Londër, Gjermania po diskuton për marrjen e masave më të ashpra mbikëqyrjeje në mjedisin islamik. Nën vëzhgim do të jenë edhe të miturit.

Koalicioni qeverisës vendosi ta ulë nga 18 në 14 vjeç moshën e personave që mund të monitorohen dhe hetohen, ndërsa landi i bavarisë shkoi edhe më tej me pretendimet që në rast dyshimi, në vëmendjen e organeve hetimore të vendosen edhe të mitur të moshës 12 vjeç, transmeton Tch.