Botë

Bashkëpunon me këngëtare dhe valltare, burgoset muzikanti iranian

Muzikanti iranian, Mehdi Rajabian, ka thënë se është në arrest shtëpiak për shkak të bashkëpunimit me një valltare dhe disa këngëtare, gjë kjo e cila bie në kundërshtim me rregullat e shtetit që ndalojnë artistët femra të performojnë, ndërsa ai po pret gjykimin.

30-vjeçari Rajabian, tha se u arrestua më 10 gusht pas raportimeve të mediave se projekti i tij i fundit do të përfshinte këngëtare femra dhe do të publikohej një video e një gruaje duke vallëzuar me muzikën e tij, të dy këto veprime të cilat konsiderohen të pamoralshme sipas ligjit iranian, raporton Reuters.

“Edhe nëse shkoj në burg me qindra herë, projektit tim i duhet të ketë këngëtar femër dhe valltare”, tha Rajabian, i cili ka qenë i burgosur edhe dy herë të tjera për shkak të muzikës së tij.

Irani ka censuruar artin dhe muzikën për shumë kohë dhe ka arrestuar qindra përformues nën ligjet e paqarta, të definuara si të ndershmërisë, të cilat kanë në fokus gratë dhe pakicat seksuale, sipas Human Rights Watch, transmeton KOHA.

Qeveria iraniane vitin e kaluar ishte përballur me protesta masive për lirinë e femrave. Shumë prej tyre kanë protestuar duke hequr shamitë në transmetime direkte.