Botë

Kina ka autorizuar përdorimin e vaksinës që është ende në fazën e testimeve klinike

Kina ka autorizuar përdorimin e vaksinës që është ende në fazën e testimeve klinike

Kina ka autorizuar përdorimin në rastet urgjente të vaksinës anti-COVID-19, e cila aktualisht është në fazën e testimeve klinike. Autorizimi është dhënë më 22 korrik, por lajmin, një muaj pas këtij vendimi, e ka bërë publik zyra e Komisionit të Shëndetit Publik, përcjell CGTN të dielën.

Autorizimi për raste emergjente lejon që kandidatët e përzgjedhur të testojnë vaksinën ende të paaprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, te pacientët, kryesisht të rinjtë që rrezikojnë të infektohen.