Botë

Mbi 10 mijë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Mbi 10 mijë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Foto: Reuters / Ilustrim
 

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 10,025, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke e vlerësuar të si të suksesshme punën e institucioneve shëndetësore në luftën kundër koronavirusin të ri.

“Në javët e fundit kemi një rritje të numrit të njerëzve që shërohen nga koronavirusi dhe numri i atyre aktivë është në rënie. Vetëm së bashku mund të parandalojmë përhapjen e virusit. Mbani maskë mbrojtëse, mbani distancën fizike dhe pastroni duart rregullisht. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti dhe jeta e njeriut”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, përcjell rel.