Botë

“Çlirohet” Pekini, qytetarët nuk kanë nevojë të mbajnë më maska në publik

 

Qendra e Pekinit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve publikoi rregullat e reja, si shenjë e fundit se epidemia e koronavirusit është nën kontroll në shtetin kinez.

Tashmë, banorët e Pekinit nuk janë më të detyruar të vendosin maska në fytyrë gjatë daljes në publik, për sa kohë që nuk janë në kontakt të ngushtë me njerëzit e tjerë.