Botë

Uji brenda pendës më të madhe në botë po i afrohet nivelit maksimal

Shirat e rrebeshtë kanë ngritur nivelin e ujit aq shumë në pendën më të madhe në botë, sa që autoritetet kanë rritur nivelin e shkarkimit të ujit në maksimum, shkruan Al Jazeera të premten.

Me ujin prej 75.000 metrave kub në sekondë që erdhi nga lumi Yangtze të enjten, thellësia e rezervuarit ka arritur në 165.6 metra të premten, më shumë se dy metra brenda natës dhe pothuajse 20 metra më shumë se niveli zyrtar i alarmit, transmeton Koha.

Autoritetet kanë rritur nivelin e shkarkimit të ujit në 48.800 metra kub në sekondë, volum rekord deri më tash, në përpjekje që të ulet niveli i ujit në pendë dhe të shmanget mundësia e një vërshimi të rrezikshëm.

Penda “Tre Grykat”, e kompletuar në vitin 2012, u ngrit për prodhimin e energjisë dhe për të zvogëluar rrezikun e vërshimit nga lumi Yangtze, që në të kaluarën ka shkaktuar shumë vërshime shkatërruese në Kinë.