Pesë persona, përfshirë edhe personin që shtiu ndaj tyre, janë vrarë pas të shtënave në një qendër biznesi në Orlando, Florida, raporton CNN.
Policia thotë se nuk ka asnjë lidhje me terrorizëm. Me sa duket, siç raporton televizioni WFTV, incidenti ka qenë i lidhur me probleme në punë, transmeton Koha.net.
Policia ka raportuar më herët se janë duke hetuar një rast për “vdekje të shumëfishtë”.
Zyra e Sherifit e ka quajtur situatën si “të përfunduar dhe stabile”.
Zona ku ndodhi ky incident i armatosur është një zonë industriale në Orlando.