Botë

Gratë në Bjellorusi marrin nën kontroll protestat

Pasi që policia në Bjellorusi i rrahu protestuesit, gratë me lule në duar dolën në rrugë duke kërkuar ndryshime.

Zinxhiri i parë i grave u paraqit të mërkurën. Disa qindra shpirtra të guximshme, të veshura në të bardhë dhe me lule në dorë, dhanë përgjigje paqësore ndaj dhunës së tmerrshme që iu bë me mijëra protestuesve ditë më parë.

Pasditen e ardhshme, gratë me lule në dorë ishin gjithandej, duke ecur nëpër sheshet e gjera të Minskut, duke buzëqeshur dhe duke kërkuar ndryshim politik.

”Jemi këtu për të shfaqur solidaritet me të gjithë njerëzit tanë që u rrahën dhe abuzuan”, tha njëra prej 1000 grave që po ecnin në rresht dhe po mbanin lule. Disa prej tyre po mbanin flamuj të bardhë, si shenjë se nuk duan më dhunë, shkruan The Guardian, transmeton KOHA.

Të premten mbrëma, me mijëra protestues iu afruan parlamentit Bjellorus, ku edhe nisi dhuna me policinë. Deri sa kërkesa për ndryshime po rritet, dhe madje edhe fabrikat që ishin mburrja e kryeministrit Alexander Lukashenko po protestojnë, udhëheqësi autoritar po përballet me shumë e më shumë kundërshtarë. Por që nga fillimi, kjo ishte një kryengritje e nisur dhe udhëhequr nga gratë.

Pasi që disa kandidatë presidencialë meshkuj u arrestuan ose ikën para votimit, Svetlana Tikhanovskaya erdh në skenë. Së bashku me dy gra tjera, ofruan një program të thjeshtë i cili frymëzoi shumë bjellorusë. Zgjedhje të reja, të drejta e të lira.

Lukashenko, duke mos e parë mirë situatën në shtet, të cilin e ka udhëhequr për 26 vite, u tall me Tikhanovskayan, duke i thënë se më mirë e ka të përqendrohet në kuzhinë dhe fëmijët e saj. Por këto sulme bërën që populli vetëm të admirojë Tikhanovskayan edhe më shumë.

Askush nuk i di rezultatet reale të së dielës, por duket e pamundur që Lukashenko ka fituar shumicën e votave, e lere më 80%, një numër i fryrë i cili shkaktoi protestat e mijëra njerëzve nëpër rrugë.

Andaj ngjarjet në MInsk po lëvizin shpejtë, me turma që po mblidhen të premten mbrëma, që duken se janë më të mëdhatë deri tani, dhe ka pasiguri se si do të reagon policia. Demonstratat e planifikuara për të dielën mund të jenë më të mëdhatë në historinë e shtetit. Askush nuk beson në dialogun me diktatorin, por shpresojnë në rënien e regjimit.