Botë

Policia e Nigerisë shpëton një person të mbyllur në garazhin e prindërve

Descriptive Text

Një 30-vjeçar nga Nigeria është shpëtuar nga garazhi i shtëpisë së prindërve të tij në qytetin Kano, ku kishte qenë i mbyllur më shumë se tre vjet, ka thënë policia nigeriane.

Ahmed Aminu, 30-vjeçar, ishte zbuluar pas bastisjes së policisë në shtëpinë e familjes së tij.

Fqinjët kishin lajmëruar një OJQ lokale e pastaj ishte thirrur policia, shkruan BBC.

Babai i Aminu dhe njerka e tij janë arrestuar dhe policia thotë se hetimet janë duke vazhduar.

Në një video të tmerrshme që u shpërnda në rrjetet sociale, Aminu që ishte tepër i dobët për të ecur, u ndihmua dhe u dërgua në spital, transmeton KOHA.

“E gjetëm Aminun në një situatë të tmerrshme, pa tualet dhe pa ushqim, dhe dukej se po vdiste”, tha Haruna Ayagi, kreu i OJQ-së Human Rights Network

Disa raporte thonë se ka qenë i mbyllur për shtatë vjet.