Botë

Mbi 750 mijë të vdekur në botë nga koronavirusi

Ka shkuar në mbi 750,000 numri i të vdekurve nga koronavirusi, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Pika më e zymtë ishte nëntë muaj pasi u paraqitën rastet e para në Kinë, në dhjetor. Me përhapjen e pandemisë, u shtuan edhe rastet e vdekjeve, duke u dyfishuar që nga 2 qershori, me 100,000 vdekje për 17 ditë, shkruan BBC.

Pothuajse gjysma e tyre ishin banorë të vetëm katër shteteve: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Meksikë dhe Indi.

Amerika Latine, e cila tash është epiqendër pandemike, mbetet rajoni më i prekur me më shumë se 228,000 vdekje.

Në gjithë botën janë regjistruar si të infektuar më shumë se 20 milionë e 600 mijë njerëz.