Botë

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit

Joe Biden dhe Kamala Harris fillojnë sulmet kundër Trumpit
Foto: Reuters

Demokratët Joe Biden dhe Kamala Harris duan të futen në Shtëpinë e Bardhë. Menjëherë pas nominimit për postin e zëvendëspresidentes, Harris dhe Biden filuan sulmet e sinkronizuara kundër Trumpit.

Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominuara për zëvendëspresidente Kamala Harris dëshmuan në paraqitjen e parë të përbashkët një vullnet të fuqishëm për konflikt me presidentin e tanishëm Trump. Në qytetin e lindjes së Bidenit në Wilmington ata të dy dëshmuan një harmoni të plotë mes vete, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme në nëntor do ta mundin presidentin aktual Donald Trump. "Unë jam i gatshëm të filloj punën", theksoi Harris, e cila kritikoi Trumpin ndër tjerash edhe për dështime në kohën e krizës së Coronës.