Botë

Si do të vaksinojë bota 7 miliardë njerëz?

Ekipet në të gjithë botën po punojnë për të zhvilluar një vaksinë që do të jetë efektive kundër Covid-19.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka quajtur “përpjekja e përbashkët më e shpejtë për jetën tonë”.

Por si do të funksionojë vaksinimi i 7 miliardë njerëzve në të gjithë botën?

Në Mbretërinë e Bashkuar, vendi ku po bëhen përpjekjet për vaksinën është Universiteti Harwell Science. Do të jetë Qendra e Prodhimit dhe Inovacionit të Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar (VMIC) ata që kanë plane ta sjellin sa më parë.

“Ne me të vërtetë kemi shumë pak kohë. Kështu që ndërsa ne prisnim që ta përgatisnim atë në fund të vitit 2022, tani shpresojnë ta kemi në 2021”- shpjegon Matthew Duchars, shefi ekzekutiv i VMIC.

Gjithashtu ai shton se përgatitja e vaksinës është një përgjegjësi e madhe.

“Për të përdorur një analogji, është njësoj si të piqni një tortë në shtëpi. Mund të kaloni orë të tëra duke përgatitur tortën e përsosur dhe tani duhet të dilni dhe të piqni dhe 70 milionë prej tyre dhe të gjitha duhet të jenë perfekte, kështu që është një sfidë mjaft e madhe”- shton ai.

Në fund të fundit, ekspertët duhet të bëjnë miliarda doza të disa llojeve të vaksinave të Covid-19. Të gjitha ato do të duhet të prodhohen , shpërndahen dhe administrohen në të gjithë globin raporton BBC, transmeton Standard.

Alenanca ndërkombëtare e vaksinave, Gavi, po i nxit vendet që të fillojnë të mendojnë për krijimin e vaksinave tani pasi gjendja sa vjen edhe po përkeqësohet më shumë në të gjithë botën.

Mirëpo, nuk është e lehtë për të marrë bashkëpunimin ndërkombëtar, sepse shumë vende të pasura tashmë bëjnë marrëveshje bilaterale me kompanitë e ilaçeve për t’u siguruar që ata mund të sigurojnë furnizime nëse gjendet formula magjike.