Botë

141 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut, një i vdekur

141 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut, një i vdekur

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirusin e ri, nga 1885 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar edhe se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një pacient si pasojë e COVID-19. Po ashtu janë shëruar 161 pacientë.