Botë

Finlanda me masa të reja anti-Covid shkaku i udhëtarëve nga Maqedonia

Foto: TCWI

Finlanda do të kërkojë testin negativ për koronavirus dhe do të karantinojë udhëtarët nga shtete me rrezik të lartë për koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti të hënën.

Njoftimi vjen pak pasi 24 nga 157 pasagjerë që kishin udhëtuar nga Maqedonia e Veriut drejt Turkus në Finlandë rezultuan pozitivë pas testimeve vullnetare.

Deri tash në Finlandë janë regjistruar 7601 raste pozitive me koronavirus. 333 persona kanë humbur betejën me COVID-19.