Botë

India po kthehet në vatër të COVID-19: 1.007 të vdekur e mbi 62.000 raste të reja për 24 orë

India po kthehet në vatër të COVID-19: 1.007 të vdekur e mbi 62.000 raste të reja për 24 orë
Foto: Reuters
 

India po kthehet në vatrën kryesore të koronavirusit. Në 24 orët e fundit, në këtë vend kanë vdekur 1.007 pacientë me COVID-19, derisa janë shënuar edhe mbi 62.000 raste të reja pozitive, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përcjell njoftoi AP-ja të hënë.

Deri më tash, në këtë vend aziatik janë konfirmuar mbi 2.2 milionë persona me COVID-19, derisa rreth 635.000 janë duke u trajtuar.