Më shumë se 273,000 me COVID-19 janë shënuar vetëm sot në botë, ndërsa 6,207 persona kanë vdekur, njofton Organizata Botërore e Shëndetit.
Me rastet e sotme, numri total i të infektuarve në botë ka shkuar në 19,46 milionë, me 722,285 të tjerë të cilët kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi 10.4 milionë njerëz janë të infektuar në Amerikën e Veriut dhe Jugut. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 156.817 raste të reja dhe 4.182 vdekje.
Në Evropë, 3.5 milionë njerëz u sëmurën dhe 216.426 vdiqën, teksa 2.5 milionë të infektuar dhe më shumë se 52.000 kanë vdekur në Azinë Juglindore.