Forcat libaneze të sigurisë janë përballur me dhjetëra demonstrues antiqeveritar mbrëmjen e së enjtes, të zemëruar nga shpërthimi shkatërrues si shprehja më tronditëse e paaftësisë së qeverisë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi të paktën 137 viktima dhe rreth 10 mijë të plagosur.
“Populli dëshiron rënien e regjimit”, thërrisnin protestuesit, të cilët dolën në rrugë për të kërkuar reformë, transmeton Shqip raportimin e mediave të huaja. Ndërkohë me lopata në duar, gërmonin në sheshin qendror të Bejrutit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat e huaja shkruajnë se protestat nisën pasi autoritetet në Liban arrestuan 16 persona pas një hetimi urgjent mbi shpërthimin e madh që shkatërroi zonën e portit të Bejrutit dhe pjesën më të madhe të qytetit.
Gjykatësi Fadi Akiki, një përfaqësues i qeverisë në gjykatën ushtarake, tha se më shumë se 18 persona janë marrë në pyetje deri tani, përfshirë zyrtarët e portit dhe doganave, Aktualisht janë 16 persona në arrest, tha Akiki, ndërsa të tjerët mbeten nën hetim.
Ndërkohë kujtojmë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri një vizitë të paralajmëruar në Bejrut të enjten, duke deklaruar se ai ishte atje për të ofruar mbështetje për qytetarët e Libanit, por jo domosdoshmërish për qeverinë e saj.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shpërthimi nuk ishte rezultat i një sulmi, por thjesht pasojë e pakujdesisë.
Shumë vende po dërgojnë furnizime urgjente në Liban; të enjten, aeroplanët që mbartin ndihma vinin nga Tunizia, Italia, Rusia dhe Maroku. Gati 80,000 fëmijë janë zhvendosur nga katastrofa, sipas një vlerësimi të UNICEF.
Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi gjithashtu të paktën 12 institucione të kujdesit shëndetësor dhe shkatërroi një spital për fëmijë.