Botë

Italia kërcënon Ryanairin me pezullim të fluturimeve

Italia kërcënon Ryanairin me pezullim të fluturimeve

Fluturimet e kompanisë ajrore Ryanair për në Itali mund të suspendohen, pasi siç kanë thënë autoritetet italiane ka pasur shkelje të vazhdueshme të rregullave antiCOVID nga kompania.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Itali (ENAC) ka thënë se Ryanair në mënyrë sistematike nuk është duke iu përmbajtur rregullave të Italisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.