Botë

Libani urdhëron arrest shtëpiak të zyrtarëve për shkak të eksplodimit në Bejrut

Zyrtarët në Liban janë duke hetuar rastin e shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut me dyshime të neglizhencës në mbajtjen e shumë tonelatave të plehut kimik eksplodues në një depo, ndërsa qeveria ka urdhëruar arrestimin shtëpiak të disa zyrtarëve të portit.

Arsyeja e eksplodimit të së martës ende nuk është e qartë, mirëpo zyrtarët janë duke e lidhur me afro 2.750 tonë të nitratit të amonit të konfiskuar i cili po mbahej në depon e portit për gjashtë vjet, shkruan Al Jazeera.

Eksplodimi shkundi tërë kryeqytetin e Libanit, duke vrarë së paku 135 persona dhe duke lënduar rreth 5,000 tjerë.

Zyrtarët kanë thënë se po presin rritjen e numrit të të vdekurve derisa punonjësit emergjentë janë duke gropuar rrënojat në kërkim të të mbijetuarve, transmeton KOHA.

Më shumë se 300,000 persona humbën shtëpitë, ndërsa kryetari i Bejrutit ka thënë se humbjet nga shpërthimi vlerësohen të jenë në mes 10 deri 15 miliardë dollarë.

Qeveria e Libanit ka shpallur dy javë gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet dhe sigurinë po e mirëmban ushtria.