Një studim me teste serologjike ka zbuluar se gati një e treta e popullatës së Afganistanit, apo rreth 10 milionë banorë, mund të jenë infektuar me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit, transmeton BBC.
Zbulimet janë bërë nga rezultatet e testimeve serologjike të bëra me 9500 persona nëpër vend, me ndihmën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Universitetin John Hopkins.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmad Jawad Osmani ka thënë se shumica e rasteve janë zbuluar në qytete, ku kryeqendra Kabuli ka qenë më i prekuri. Shumë raste besohet se kanë qenë pa simptome.
Afganistani zyrtarisht ka regjistruar rreth 36 mijë të infektuar e 1200 të vdekur. Vendi është duke vuajtur nga varfëri ekstreme, ku sistemi shëndetësor është nën ngarkesë të madhe si pasojë e konfliktit me dekada.