Botë

Stuhia tropikale Isaias godet në lindje të SHBA-së, së paku gjashtë të vdekur

Stuhia tropikale Isaias godet në lindje të SHBA-së, së paku gjashtë të vdekur
Foto: AP

Së paku gjashtë persona kanë humbur jetën ndërsa stuhia tropikale “Isaias” ka goditur në bregun lindor të SHBA-së të martën, pasi fillimisht kishte arritur me fuqinë e një uragani në Karolinën e Veriut, ku ka shkaktuar vërshime e zjarre, shkruan agjencia AP.

Dy persona kanë vdekur kur Isaias goditi në Karolinën e Veriut, ndërsa një tjetër në Pennsylvania, ku vetura iu vërshua nga uji. Dy kanë vdekur nga lëndimet që kanë marrë pas goditjes nga rënia e drurëve në Maryland dhe New York dhe një person i gjashtë në Delware po ashtu pasi është goditur nga një dru.