Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar nga Rusia të ndjekë udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit, pasi shteti njoftoi se do të nisë vaksinimin në tetor.
“Nganjëherë hulumtuesit individualë thonë se kanë gjetur diçka, që sigurisht se është lajm i mrekullueshëm”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, të martën. “Por mes gjetjes apo të pasurit njohuri ose ndoshta të pasurit një vaksinë që funksionon, dhe që ka kaluar në të gjitha fazat, është një dallim i madh”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJavën e shkuar, qeveria e Rusisë njoftoi se po përgatiste të nisë vaksinimin në masë.
Gjithsesi, vaksina ruse nuk është në mesin e listës së OBSH-së prej gjashtë vaksinash që kanë kaluar fazën e tretë të testimit klinik, që nënkupton testime në masë më të madhe.