Gjermania do të nisë testimin obligativ të udhëtarëve që kthehen nga zonat me rrezik të lartë nga Covid-19, ka bërë të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë: “I kemi draftet e para. Duam që këtë ta koordinojnë edhe me shtetet, sepse ato duhet ta zbatojnë në aeroporte dhe stacione të trenit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermania ka qenë më pak e prekur nga pandemia, sesa disa shtete evropiane, por numri i rasteve po rritet, raporton BBC, transmeton KOHA.
Të hënën, numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani është ngritur për 509, duke mbërritur në 210.402. Numri i të vdekurve ka mbërritur në 9.148, sipas Institutit Robert Koch.