Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja paralajmëron për një pandemi “të stërzgjatur”

Pandemia e koronavirusit pritet të jetë e “stërzgjatur”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa shtetet nëpër botë po e kanë të zorshme ta frenojnë përhapjen e virusit.

Të dielen, gjendje e fatkeqësisë u shpall në shtetin australian të Victorias, midis masave të rrepta për futjen në kontroll të krizës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Evropë gjatë fundjavës, Franca dhe Polonia ishin në mesin e shteteve që raportuan një rritje të rasteve me koronavirus, shkruan "Euronews", transmeton KOHA.

OBSH-ja të dielën e “theksoi kohën e stërzgjatur të kësaj pandemie COVID-19”, pasi që komiteti i saj për gjendje emergjente u takua të premten, për ta vlerësuar gjendjen, gjashtë muaj pasi që e kishte dhënë alarmin, më 30 janar.

Kjo organizatë po ashtu paralajmëroi rreth rrezikut të “lodhjes nga reagimi”, duke pasur parasysh presionet socio-ekonomike mbi shtetet.

“OBSH vazhdon ta konsiderojë tejet të lartë rrezikun që i kanoset botës nga COVID-19”, shkruan në deklaratë.