Botë

Fëmijët e harruar të luftës

Me përfundimin e luftës koreane në vitin 1953, rreth 50 mijë të burgosur të luftës nga Koreja Jugore, janë mbajtur në Veri. Shumë prej tyre janë detyruar të punojnë pa vullnet. Disa janë mbytur. Tani fëmijët e tyre po luftojnë që t’u njihet e kaluara.

Pavarësisht sa mundohet, Lee nuk mund ta mbajë në mend se çfarë ndodhi pas shkrepjes së 3 plumbave nga ekzekutuesit që kanë vrarë babanë dhe vëllanë e saj. Kjo ka ndodhur para 3 dekadave, kur Lee ishte në të tridhjetat e saj.

Asaj i kujtohet se çfarë ndodhi para kësaj. Zyrtarët e sigurisë e kanë zvarritur atë në një stadium në një fshat të mbyllur në Korenë Veriore që quhet Aoji. Ajo është detyruar të ulet në një urë të ndërtuar nga dërrasat, dhe priste të ndodhte diçka që as vetë nuk e dinte.

Ndëshkimi i “tradhtarëve”

Një grup arriti në një kamion dhe dy njerëz u nxorën nga kamioni. Ata ishin babai dhe vëllai i saj.

“I lidhën ata në drunj dhe i thërrisnin tradhtarë të kombit, spiunë dhe protestues”, ka thënë Lee për BBC-në gjatë një interviste të realizuar së fundmi. Ai ishte momenti kur kujtesa e saj është ndërprerë. “Më duket se bërtisja”, tha ajo. “Nofulla ime ishte dëmtuar. Një komshi më ka dërguar në shtëpi që të ma mjekojë nofullën”.

Babai i Lee ishte njëri nga 50 mijë ish-të burgosurit e luftës që ishin mbajtur në Veri në fund të luftës koreane. Ish-të burgosurit janë grupuar përsëri kundër vullnetit të tyre në njësitë e ushtrisë koreanoveriore dhe janë detyruar të punojnë në projekte të rindërtimit dhe në miniera për gjatë gjithë jetës së tyre.

Kur është nënshkruar armëpushimi, me datë 27 korrik 1953, ushtarët e Koresë Jugore kanë pritur se do të ketë një shkëmbim të të burgosurve dhe ata do të dërgohen në shtëpi. Por, një muaj para armëpushimit, presidenti i Koresë Jugore, Syngman Rhee, njëanshëm ka liruar më shumë se 25 mijë koreanoveriorë të burgosur, në mënyrë që ta sabotonte armëpushimin. Ai ka dashur që forcat e Kombeve të Bashkuara ta ndihmojnë atë ta bashkojë shtetin nën Korenë Jugore. Shumë njerëz besojnë se ky veprim e ka bërë edhe më të vështirë rikthimin e të burgosurve koreanojugorë.