Botë

Mbi 17.6 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Mbi 17.6 milionë të infektuar me COVID-19 në botë
Foto: Ilustrim / AP

Në të gjithë botën numri i personave të prekur nga COVID-19 ka arritur në më shumë se 17.6 milionë sipas statistikave të universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja vazhdon të udhëheqë me më shumë se 4.5 milionë të infektuar, ndjekur nga Brazili me 2.6 milionë raste dhe India me rreth 1.7 milionë prej fillimit të pandemisë.