Botë

SHBA-ja nuk ka plan gjithëpërfshirës për të kontrolluar pandeminë

Foto: AP
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë afër një plani kombëtar për të ndaluar përhapjen e Covid-19 i cili ka vrarë më shumë se 150,000 persona në këtë shtet dhe i cili po del “furishëm jashtë kontrollit”.

Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse në SHBA, dhe anëtarë tjerë të grupit punues të Shtëpisë së Bardhë për menaxhimin e pandemisë sot dëshmuan para një Komitetit të Shtëpisë së Përfaqësuesve në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia nga ana e administratës së Presidentit Trump, shkruan CNN.