Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka kritikuar ashpër atë që e ka quajtur “tentim të republikanëve për t’i shtypur votuesit”.
Ai ka thënë se njerëzit e pushtetshëm po sulmojnë të drejtën e votës dhe ka bërë thirrje për reforma të gjera. Obama, demokrat, ka kritikuar edhe administratën e presidentit Donald Trump dhe disa departamente policore në lidhje me nisjen e protestave kundër racizmit. Obama ka thënë se qeveria e Trumpit po bën punë të madhe për t’i dekurajuar njerëzit që të dalin në votime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-presidenti, që rrallëherë është parë në publik gjatë viteve të fundit, kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka mprehur retorikën e tij politike. Ani pse nuk ka hezituar të kritikojë Trumpin, një seri të tillë kritikash nuk e ka bërë që prej vitit 2018.