Botë

Me dhjetëra gazetarë japin dorëheqje në Hungari

Descriptive Text

Me dhjetëra gazetarë të portalit kryesor të pavarur në Hungari kanë dhënë dorëheqje për shkak të largimit të kryeredaktorit të tyre, me shqetësime se qeveria vazhdimisht e më shumë po i merr nën kontrollon mediat.

Index.hu është portali më i lexuar në Hungari dhe një prej pak mediave të pavarura, në një shtet ku mediat po kontrollohen shumë e më shumë nga aleatët e kryeministrit Viktor Orban, shkruan Al Jazeera.

Të mërkurën, kryeredaktori i këtij portali Szabolcz Dull u përjashtua nga puna me akuzën se ka lëshuar dokumente të brendshme mediave tjera, sipas zyrës së administratës të këtij portali.

Kjo bëri që tre redaktorë të rëndësishëm të japin dorëheqje të premten, të cilët u përcollën me 70 gazetarë tjerë, pra shumica e redaksisë.

Në një deklaratë, ata e dënuan përjashtimin e Dull duke e quajtur si “përpjekje e vazhdueshme që index.hu të jetë nën presion”.

Vetë Dull paralajmëroi muajin e kaluar se ky portal ishte “në rrezik të madh” nga një ristrukturim i organizatës.

Pas kësaj, 50 për qind e agjencisë për marketing të Index-it u ble nga biznesmeni i fuqishëm Miklos Vaszily, i cili është pro Orban.

Në vitet e kaluara, mediat e pavarura në Hungari, ose janë fikur për shkak rënies së punës, ose janë blerë nga aleatë të qeverisë, transmeton KOHA.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se mediat e njëanshme dhe qasja e kufizuar ndaj informatave kanë ndihmuar Orbanin që të fitojë mandatin e tij të tretë si kryeministër në vitin 2018.