Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra izraelitë kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

Foto: AMIR LEVY/GETTY IMAGES

Me mijëra izraelitë janë tubuar jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke i bërë thirrje që të japë dorëheqje gjersa përballet me akuza për korrupsion dhe kritika në rritje për mënyrën se si po e menaxhon pandeminë e koronavirusit.

Netanyahu ka pësuar rënie të popullaritetit në javët që shkuan për shkak një sërë demonstratash ku populli thotë se nuk është i denjë për të udhëhequr shtetin në kohën kur është duke u gjykuar për korrupsion. Tjerët janë të mllefosur për shkak të krizës së përkeqësuar ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan Al Jazeera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demonstratat në Jerusalem të martën mbrëma u udhëhoqën nga aktivistët anti korrupsion të cilët e quajtën kryeministrin Netanyahu si “krim ministër”, transmeton KOHA.

Netanyhau në muajin janar u akuzua për ryshfet dhënie, mashtrim dhe thyerje të besimit në tre raste. Në maj ai e krijoi një qeveri të re koalicioni pas një viti të trazirave politike dhe insiston se akuzat po i bëhen për ta larguar nga zyra.

Data e ardhshme e gjykimit në Gjyqin Themelor të Jerusalemit është më 19 korrik.