Universiteti i Uashingtonit parashikon se numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 do të arrijë në diçka më shumë se 224,000 deri më 1 nëntor, ose 16,000 më tepër nga një parashikim i mëparshëm, për shkak të shtimit të infeksioneve dhe shtrimeve në spitale në shumë shtete amerikane.
Instituti i këtij Universiteti për Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon gjithashtu se numri i vdekjeve mund të ulet me 40,000 nëse gati të gjithë amerikanët mbajnë maska në publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti tha në një deklaratë se përdorimi i maskave është në rritje, por jo aq sa duhet.
“Nëse 95 për qind e amerikanëve mbajnë maska sa herë që dalin nga shtëpia, shkalla e infeksionit do të binte, po ashtu shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve”, thuhet në deklaratë.
Parashikimi i ri vjen ndërkohë që shtetet Alabama, Florida dhe Karolina e Veriut kanë raportuar rritje rekord të vdekjeve nga COVID-19, në një valë të re infeksionesh në pjesën më të madhe të vendit.
Më 7 korrik, parashikimi i Institutit ishte për 208,225 të vdekur, ndërsa tani për 224,089 deri më 1 nëntor.
Deri tani, të paktën 136.052 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa infeksionet e raportuara e kanë kaluar shifrën 3.4 milion.
Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë cituar në të kaluarën nga Shtëpia e Bardhë dhe ndiqen nga afër nga zyrtarët e shëndetit publik/VOA.