Botë

Po bie numri i lindjeve nëpër botë

Foto: Ilustrim

Numri i foshnjave të lindura nëpër botë po bie dhe do të ketë ndikim të madh nëpër shoqëri, është thënë nga hulumtuesit, transmeton BBC.

Ulja e lindjeve nënkupton se gati çdo shtet do të ketë zvogëlim të popullsisë deri në fund të shekullit.

Dhe 23 shtete – përfshirë Spanjën e Japoninë – pritet të kenë popullsisë të përgjysmuar deri në vitin 2100.

Po ashtu mosha e shteteve do të rritet në mënyrë dramatike.

Mesatarja e lindjeve – numri mesatar i fëmijëve që një grua lind gjatë jetës – po bie.

Nëse numri bie më poshtë se 2.1, atëherë numri i popullsisë fillon të bie.

Në vitin 1950, gratë kanë pasur mesatarisht 4.7 fëmijë gjatë jetës së tyre. Hulumtuesit e Institutit për Matje Shëndetësore në Universitetin e Washingtonit kanë treguar se numri mesatar i lindjeve nëpër botë është përgjysmuar në 2.4 në vitin 2017, dhe sipas studimit të tyre do të bie deri në 1.7 në vitin 2100.

Si rezultat, hulumtuesit presin që numri i popullsisë në planet të jetë 9.7 miliardë deri në vitin 2064 dhe të bie përfundi 8.8 miliardë në fund të shekullit.

Popullsia e Japonisë projektohet të bie nga 128 milionë në vitin 2017 në më pak se 53 milionë deri në fund të shekullit.

Po ashtu edhe Italia me trendin aktual pritet të ketë rënie dramatike të popullsisë nga 61 milionë në 28 milionë.

Kina, vendi me popullsinë më të madhe në botë, pritet të arrijë kulmin me 1.4 miliardë pas katër vjetëve, para se të përgjysmohet në 732 milionë deri në vitin 2100. India do ta marrë fronin si shteti me më së shumti popullsi.