Botë

Gjendet i vdekur në burg 65-vjeçari që abuzoi seksualisht me mbi 300 fëmijë

Descriptive Text

Francois Abello Camille, 65 vjeç, vdiq në një spital policie, tre ditë pasi u përpoq të vriste veten. Mbi të rëndonte akuza e fortë për abuzim seksual ndaj 305 të miturve.

“Ai kishte tentuar vetëvrasjen të enjten, por rojet e burgut e zbuluan dhe e ndaluan të ndërmerrte një vendim të tillë. Gjendja e tij ishte e qëndrueshme një ditë më vonë, por më pas u përkeqësua për shkak të dëmtimit të trurit, nga mungesa e oksigjenit pas përpjekjes për vetëvrasje”, tha një gardian i burgut, raporton TCh.

Camille u arrestua në një hotel në Xhakartë muajin e kaluar, pas ankesave në polici se ai kishte kryer abuzime seksuale me gra dhe fëmijë të mitur. Kur ata nuk pranonin, ai bëhej i dhunshëm. Shefi i policisë së Xhakartës Nana Sudjana tha se, shumica e viktimave ishin fëmijë në rrugë, të cilëve Abello u kishte premtuar punë si modele.