Botë

Britania e Franca shtrëngojnë kufijtë

Britania e Franca shtrëngojnë kufijtë
Foto: AP

Ministri i Brendshëm i Francës dhe homologu i tij britanik janë takuar me forcat policore franceze në Calais pas nënshkrimit të një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve.

Takimi ka ndodhur në ditën kur Britania e Madhe ka bërë të ditura planet për investimin e më shumë se shtatëqind milionë sterlinave në sistemin e inxhinierisë teknologjike dhe për ngritjen e numrit të punëtorëve doganorë pas daljes nga Bashkimi Evropian në fund të vitit.