Botë

Në pesë vjetët e ardhshëm temperaturat pritet të kalojnë një prag të rëndësishëm

Në pesë vjetët e ardhshëm temperaturat pritet të kalojnë një prag të rëndësishëm

Bota do të përjetojë rritje të temperaturave në pesë vjetët e ardhshëm, duke tejkaluar kështu shumë më herët një prag të rëndësishëm, sipas agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për motin.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka thënë se parashikimet tregojnë një mundësi prej 20% që temperaturat në botë gjatë viteve 2020-2024 të rriten për 1.5 gradë celsius më shumë sesa mesatarja e mëhershme, raporton AP.