Presidentët e Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë janë takuar të mërkurën në Vjenë dhe kanë kërkuar të rritet turizmi mes tri shteteve fqinje.
Ishte hera e parë që krerët e shteteve janë takuar mes vete që kur ka nisur pandemia e koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti kroat Zoran Milanoviq ka theksuar se shteti i tij është i sigurt për turistët pavarësisht pandemisë.
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka thënë se njerëzit “s’duhet të frikësohen apo të fshihen nëpër shtëpitë e tyre”.
Të tri shtetet kanë lidhje të fuqishme ekonomike me kompanitë austriake që operojnë në Slloveni dhe Kroaci.
Në të njëjtën kohë, shumë sllovenë dhe kroatë jetojnë dhe punojnë në Austri.