Në kryeqytetin e Serbisë të premten është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, shkaku i gjendjes së rënduar epidemiologjike.
Gjendja e jashtëzakonshme ishte paralajmëruar në mbledhjen e Shtabit të Krizave në Beograd, kanë raportuar mediat serbe, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është bërë e ditur nga kryebashkiaku i Beogradit, Goran Vesiq, në prononcimet e tij për medie, fjala është për procedurë standarde, në mënyrë që të mund të zbatohen masat e paralajmëruara prej presidentit të Serbisë.
Ai ka precizuar se sipas procedurës, Qeveria e Serbisë më pas do të marrë vendim për masa të caktuara në kryeqytet.