Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Beograd, shkaku i koronavirusit

Në kryeqytetin e Serbisë të premten është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, shkaku i gjendjes së rënduar epidemiologjike.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte paralajmëruar në mbledhjen e Shtabit të Krizave në Beograd, kanë raportuar mediat serbe, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç është bërë e ditur nga kryebashkiaku i Beogradit, Goran Vesiq, në prononcimet e tij për medie, fjala është për procedurë standarde, në mënyrë që të mund të zbatohen masat e paralajmëruara prej presidentit të Serbisë.

Ai ka precizuar se sipas procedurës, Qeveria e Serbisë më pas do të marrë vendim për masa të caktuara në kryeqytet.