Në një kohë kur të gjitha vendet kanë kaluar në fazën e dytë apo të tretë të hapjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kalojnë një moment të vështirë me pandeminë e koronavirusit.
Nga të dhënat e fundit të publikuara nga univesiteti ‘John Hopkins’, në SHBA janë raportuar 50 mijë e 203 raste të reja me Covid-19 në një ditë të vetme. Shifra e së mërkurës e theu rekordin e 26 qershorit kur ishin 45 mijë e 225 raste, transmeton tch raportimet.
Sipas universitetit ‘John Hopkins’ ka më shumë se 2 milionë e 685 mijë të infektuar në SHBA dhe më shumë se 128 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi. Arizona, Kalifornia, Karolina e Veirut, Tennessee dhe Teksasi raportuan shifra të larta të ifektimeve. Kalifornia, shteti më i populluar, raportoi 9 mijë e 740 raste të reja.
Kujtojmë që disa shtete të SHBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të infektimeve./Top Channel
-
Mbi 74 mijë të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në SHBA
-
Rreth 68 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orë në SHBA, në botë mbi 13,5 milionë të infektuar
-
Numri i të vdekurve nga Covid-19 në SHBA shkon në 5.116
-
SHBA-ja raporton 1.35 milionë raste ditore me COVID-19
-
SHBA-ja regjistron 800.000 të vdekur nga COVID-19